Presidenti amerikan, Donald Trump ka përfunduar takimin me kryeministrin britanik, Keir Starmer me optimizëm për paqen në Ukrainë dhe marrëveshjet tregtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë para se të përfundonte konferenca për shtyp ndër tjera presidenti Donald Trump pati një koment.
”Mendoj se do të kemi dy marrëveshje”.
”Unë mendoj se do të kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe mendoj se do të përfundojmë me një marrëveshje të madhe tregtare me Mbretërinë e Bashkuar”.
”Është një nder të jem me ju dhe dua t’i falënderoj shumë të gjithë”, shprehet presidenti Trump.