7.2 C
New York
Wednesday, April 9, 2025

Buy now

Takimi në zyrë, Uta Ibrahimi ia dhuron kryeministrit librin për fëmijë “Uta në Sharr”

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur sot alpinisten e mirënjohur, Uta Ibrahimi.

Sipas komunikatës për media, Kurti e përgëzoi për sukseset e saj dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë nëpër botë, si dhe i uroi fat dhe mbarësi në ngjitjen e saj të radhës.

Në këtë takim, Ibrahimi ia dhuroi kurtit librin e saj për fëmijë, “Uta në Sharr”.

Ndryshe, Uta Ibrahimi është gruaja e parë shqiptare e cila arriti të ngjitet në majën më të lartë të botës – Everest. Njëherësh alpinistja e parë në Ballkan që ka ngjitur 13 nga 14 majat mbi 8000 metra – të njohura si çatitë e botës. Aktualisht po bën përgatitjet e fundit për të ngjitur majën e Kanchenjungës – maja e tretë më e lartë në botë.

    

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit