12.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

​Takimi i nesërm, BE: Borrell do të tentojë të gjejë një zgjidhje për krizën në veri

- Advertisement -

Shefi i diplomacisë evropiane nesër në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alekasandër Vuçiq, ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano në një konferencë për media tha se ky takim do të mbahet në vazhdën e përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar të dyja palët për të deeskaluar dhe zbutur tensionet në veri të Kosovës.

“Objektivi kryesor i këtyre takimeve është që të vazhdojnë përpjekjet e BE-së për të ndihmuar të dyja palët për të deeskaluar dhe zbutur tensionet aktuale dhe për të arritur përfundimisht përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pra kjo është arsyeja kryesore, kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë prej disa kohësh, sidomos që kur ndodhi përshkallëzimi i fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pra, ky është objektivi kryesor dhe Përfaqësuesi i Lartë, si lehtësuesi kryesor i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Beogradit dhe Prishtinës, po vazhdon përpjekjet e tij. Ndoshta e keni vënë re se ai ka folur me të dy ata, me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq gjatë fundjavës së kaluar. Takimi është një mundësi për të dhënë mesazhet kryesore për të arritur deeskalimin dhe përparimin dhe për të ecur përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.

Ai ka folur edhe për planin e mobilitetit ushtarak dhe mbrojtjen kibernetike, për çka tha se shërbejnë për fuqizim apo fokusim.

“Një shtyllë e këtyre propozimeve është forcimi i partneriteteve dhe ndër të tjera ne duam gjithashtu të punojmë së bashku më mirë, më efektivisht dhe më intensivisht veçanërisht për mbrojtjen kibernetike me vendet partnere, qoftë ato vende lindore, si Ukraina-Moldavia, qoftë ato të Ballkanit Perëndimor, pra nuk ka të bëjë me vendosjen e trupave, por ka të bëjë me përmirësimin e kapaciteteve dhe aftësive në mënyrë që të jemi më të pajisur për të mbrojtur, për të penguar dhe parandaluar sulmet kibernetike që për fat të keq po ndodhin edhe në Ballkanin Perëndimor, dhe partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor janë gjithashtu një objektiv i këtyre sulmeve kibernetike”, tha zëdhënësi i BE-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit