Kancelari gjerman Olaf Scholz ka hedhur poshtë ashpër spekulimet për një takim të mundshëm me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
“Ky është një pretendim i rremë. Nuk mund ta bësh një gjë të tillë. Kjo është thellësisht e pahijshme,” tha Scholz.
Të shtunën, eksperti i sigurisë së CDU-së, Roderich Kiesewetter tha se ka indikacione se Scholz “do të udhëtojë në Moskë dhe do të takohet me Putin para 23 shkurtit”.