-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Tahiri: Sulmi i 29 nëntorit, një akt terrorist i sponsorizuar nga një politikë anti-perëndimore

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit në veri të Kosovës, duke e cilësuar atë si një akt terrorist që synon destabilizimin e vendit dhe të rajonit. Në një postim në Facebook, Tahiri theksoi se ky sulm është dëshmi e një rrjeti kriminal dhe terrorist, i cili mbështetet nga një politikë anti-evropiane dhe anti-amerikane.

Ai e lidhi këtë akt me një mendësi të errët të Serbisë, e cila, sipas tij, përdor dhe instrumentalizon kriminelët dhe terroristët për të përmbushur agjendat pro-ruse, duke minuar sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Deputeti Tahiri apeloi për një hetim të shpejtë dhe të thellë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për të zbardhur këtë akt terrorist dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

Postimi i plotë i Tahirit:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit