15.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Tahiri: Qeveria po i fsheh disa prej kushteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës

- Advertisement -

Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Besnik Tahiri, ka thënë se balanca e fuqisë në Komitetin e Ministrave më 16 maj duhet të sjellë anëtarësimin në këtë organizatë, por se ka kushte që i di vetëm qeveria, për të cilat prandaj kërkon një ofensivë diplomatike, sepse duhet punuar për të siguruar votat e nevojshme.

46 shtete anëtare do të marrin pjesë në votim, nga të cilat 34 dihet se votojnë dhe 12 jo. Nga këto 34, ndoshta edhe Greqia do të votojë “po” ose do ta bëjë ndonjë shtet tjetër, pra ky numër do të ishte 35. Tani për tani dihet se Hungaria, Franca dhe Italia janë skeptike. Pra, votat janë aty, por duhet të punojmë që të realizohet”, tha Tahiri.

“Janë disa kushte që ne nuk i dimë sepse nuk kemi komunikim, por qeveria i ka. Qeveria duhet të bëjë gjithçka për të mos humbur këtë mundësi për Kosovën. Ky nuk është një moment që ka ndodhur, por një proces, një punë e madhe që është bërë në Asamblenë Parlamentare”, tha ai për A2 CNN.

Ai shtoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim dhe se në aspektin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë është përpara disa prej vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, por qeveria duhet të angazhohet me secilin vend për të konfirmuar votën “pro”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit