16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Enver Hoxhaj: Veriu po përdoret për ta mbajtë Albin Kurtin në pushtet në Prishtinë, dhe Aleksandër Vuçiqin në Beograd

- Advertisement -

Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qenë mysafir në emisionin N’pikë në televizionin DTV.

Në këtë emision Hoxhaj ndër tjera ka folur për veriun e Kosovës.

Ai thotë se Kosova nën udhëheqjen e Albin Kurtit ka ra në kurthin e Serbisë, teksa shton se edhe një pjesë e madhe e qytetarëve kanë ra në kurthin e Albin Kurtit, duke menduar që, politika e tij në raport me situatën në veri të vendit është e drejt.

“Unë them me përgjegjësinë më të madhe politike se, veriu i Kosovës ështe duke u përdorë vetëm si platformë për ta mbajtë Albin Kurtin në pushtet në Prishtinë, dhe Aleksandër Vuçiqin në Beograd. Është platformë elektorale zgjedhore, nuk ka të bëjë fare me sovranitet, as me integritet territorial”, thotë Enver Hoxhaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit