-5.2 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Tahiri për qeverisjen e Kurtit: Ikje e të rinjëve, inflacion, varfëri…

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Abelard Tahiri, ka fajësuar kryeministrin, Albin Kurti për gjendjen sipas tij të mjerueshme në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Tahiri tha se partia e tij është angazhuar aktivisht në parlament mirëpo edhe në aktivitete tjera politike.

Ai e akuzoi qeverisjen e kryeministrit Albin Kurtit, si qeverisje arogante që siç thotë ai sjelli Kosovën në “gjendjen më të keqe ndonjëherë”.

Sipas Tahirit, qeverisja e kryeministrit ka rezultuar me ikjen e të rinjëve, inflacion dhe pa investime.

Tahiri tha se duhet një angazhim më i madh politik sepse sipas tij, kjo është gjendje e papërballueshme.

Postimi i plotë:

Për Grupin Parlamentar të PDK-së, 2022-ta ishte vit me angazhim parlamentar e politik, në funksion të korrigjimit të pushtetit e ballafaqimit të tij me papërgjegjësinë dhe paaftësinë. Megjithatë, përkundër konsideratës, reflektimi i pushtetit nuk ka ndodhur në asnjë fushë.

Përkundrazi, Kosova sot në shumë drejtime është më keq se kurrë ndonjëherë më parë që nga çlirimi. Ikje e të rinjve, inflacion dhe thellim në varfëri, pa investime, pa reforma dhe përballë të gjitha këtyre, një pushtet arrogant që e amniston paaftësinë me faktin se i ka fituar zgjedhjet.

Kjo gjendje e papërballueshme për shoqërinë tonë, e bën të domosdoshme një angazhim edhe më të madh politik. Prandaj në vitin 2023, Grupi Parlamentar i PDK-së do të jetë në krye të kësaj domosdoshmërie. Në takim me kolegët deputetë të PDK-së, diskutuam për temat emergjente që i ka Kosova dhe të cilat, sot janë shqetësim i çdo qytetari, e rreth të cilave Partia Demokratike e Kosovës, nuk do qëndrojë as e heshtur, e as pa alternativë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit