9.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Tahiri: Ligji për Zyrtarët Publik s’duhet të kalojë, i bëhet dëm i madh Kosovës

- Advertisement -

Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në seancën e radhës e cila do të mbahet më 26 shtator, do të votohet Projektligji për Zyrtarët Publik, ku sipas tij, qeveria nuk po heq dorë pavarësisht komenteve të BE-së që ky projektligj të mos kaloj në këtë mënyrë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se me këtë projektligj qeveria po synon ta kap administratën shtetërore dhe si i tillë ky projektligj nuk duhet të kaloj.

“Në rend dite është votimi për ndryshimin dhe plotësim për Ligjin për Zyrtarët Publik. Edhe përkundër faktit që ka pasur një koment nga BE, nga Komisioni i Venecias vazhdon kjo qeveri që përmes këtij ligji ta kap administratën e Kosovës. Kjo qeveri vazhdojnë të kenë një numër të madh të U.D. Ky ligj po ashtu synon që të gjithë nivelin e mesëm ta partizoj. Ky ligj duhet të bie dhe nuk duhet që të kaloj sepse i bëhet një dëm i madh Kosovës”, ka thënë ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit