9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Tahiri: Kurti ka një frikë si të qyqarit, mbeti duke numëruar sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë

- Advertisement -

Ish-kryenegociatoria e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, mbeti duke numëruar sa herë ka hyrë Milan Radoiçiqi në Kosovë.

Pos kësaj, ajo thotë se shefi I qeverisë ka një frikë si të qyqarit, por ajo u shpreh e bindur se Kosova do ta largojë nga posti.

“Kurti mbeti duke numruar sa banka financiare i mbylli sa here ky far Radojqici paska hyre ne Kosove pas Banjskes, sa forca te Serbise jane afruar te kufiri – Kosova nuk iu ka frikesuar Milosheviqit qe ishte kasapi i Ballkanit sepse ditem ta mobilizojme popullin dhe ta udheheqim, ditem ta bejme aleate Ameriken dhe mposhtem Serbine, mposhtem kasapin e Ballkanit, ndryshuam historine, dolem fitimtar- por jam e bindur se Kosova dine te largoj kete kryeminister me mendje te vogel, me nje frike si te qyqarit, jam e bindur ky gjunjezim i Kosoves eshte vetem nje episod i vogel e i shkurt – Kosova do ta marre veten, sepse ka ditur ta marre veten ne cdo sfide te historise”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit