Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për aktgjykimin e Hagës

- Advertisement -

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht dhe të miratojë një rezolutë lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka kritikuar Kuvendin për mungesën e një qëndrimi institucional, një javë pas vendimit.

“Ky Kuvend, tash e një javë, ende nuk ka një qëndrim politik, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe që thërret për drejtësi”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje që politika ditore dhe kalkulimet politike të lihen anash.

“Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka deklaruar Tahiri.

“Të bashkohemi dhe të mblidhemi sa më shpejt, t’i lëmë anash politikën ditore, kalkulimin ditor, për shkak se po flasim për një histori”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

Të fundit