10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Tahiri hedh dyshime se mbrapa kompanisë gjermane për sigurimin e materialit të pasaportave qëndron një eksponent i VV-së

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, ka thënë se ka indikacione që mbrapa kompanisë gjermane e kontraktuar nga Ministria e Brendshme qëndron një “eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje”.

Megjithatë, Tahiri nuk foli me garanci, por tha se kanë indikacione e njoftime.

“Tani për tani po shtrojë vetëm pyetje, a qëndron dikush nga VV-ja”, ka thënë Tahiri te DPT te Fidani në T7, teksa thekson se “indikacione ka”.

Dyshimet në kontratën për pasaporta Tahiri e bazon për faktin se kompania gjermane ofertën e ka bërë më 18 tetor 2022 dhe ajo është nënshkruar vetëm në 19 dhjetor.

“Kontrata është njëburimore dhe e negociueshme. Kësaj qeverie i janë dashur katër muaj që të sigurojë material për pasaporta”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka thënë se kontrata parashihet të hyjë në fuqi më 16 janar të këtij viti.

“Pse duhet të pritet një muaj që kontrata të hyjë në fuqi”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të iu përgjigjet këtyre dyshimeve.

“Qytetarët kanë vuajtur pa pasaporta, shumë mërgimtarë nuk kanë mundur të vijën në pushime sepse kanë pasur pasaporta të skaduara”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit