Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka treguar se si bëhet bashkimi kombëtar i shqiptarëve.
Ajo ka vlerësuar se ky synim i shqiptarëve duhet të bëhet sipas modelit gjerman.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka treguar se si e kanë arritur këtë gjë gjermanet.
“Bashkimi jone kombetar behet sipas modelit gjerman, ata forcuan shtetin ekonomikisht dhe ligin kur rrezuan murin e Berlinit askush nuk mundi tju thote jo – edhe ne duhet ta bejme te njëjtën”, ka shkruar Tahiri.