23.6 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Gjoshi: Propozimi i PDK-së për rritje të pagave do të jetë shumë më serioz, propozimet e Kurtit qesharake

- Advertisement -

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se propozimi i kandidati të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, për rritje të pagave do të jetë shumë më serioz se ai i kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se paralajmërimi i Kurtit për rritje të pagave në sektorit publik është qesharak.

Në “Emisionin Special” të Klan Kosova, ai ka thënë se zyrtarët publikë meritojnë më shumë.

“Për besë propozimet e pagave të zotit Kurti do të duken qesharake, atij ka me i ardhë marre, ndoshta nis dhe t’i ndërroj ato vendime, sepse tonat do të jenë shumë më serioze, punëtorët në Kosovë meritojnë më shumë”, ka thënë Gjoshi.

Të ngjashme

Të fundit