28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Szunyog: BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës energjetike

- Advertisement -

Bashkimi Evropian do ta mbështesë Kosovën me 75 milionë euro, si pjesë e paketës Energjetike.

Këtë e ka konfirmuar, shefi i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog përmes rrjetit social “X”, pas një takimi që ka pasur me përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Szunyog tha se në takim u konstatua se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.

“Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë integrale e Agjendës së Reformës së Kosovës, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. U theksua se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro në kuadër të Pakos për Mbështetjen e Energjisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit