28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Malisheva kërkon nga institucionet që të merren me menaxhimin e situatës me rriqrat

- Advertisement -

Komuna e Malishevës ka kërkuar nga institucionet qendrore që të merret më seriozisht me menaxhimin e situatës për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Komuna ka njoftuar se është duke vazhduar me dezinsektimin e zonave endemike për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Në një njoftim të Komunës thuhet se dezinsektimi gjatë fundjavës që shkoi është zhvilluar në qytetin e Malishevës, përkatësisht në hapësirat më të frekuentuara dhe periferi të qytetit.

Dezinsektimi thuhet se do të vazhdojë edhe ditët në vijim, në zonat tjera.

“Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, kërkon nga organet kompetente në nivel të vendit, që të marrin masat e nevojshme, sipas strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK, përkatësisht të bëhet repelimi i kafshëve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë të aktivizoj Këshillin Ndërministror dhe të merret më seriozisht me menaxhimin e situatës me EHKK, jo vetëm në Komunën e Malishevës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Tutje thuhet se në territorin e Komunës së Malishevës, që nga paslufta, e deri në vitin 2013, si pasojë e virusit që shkakton ethe hemorragjike, e që kryesisht bartet nga rriqra tek njeriu, kanë vdekur 18 qytetarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit