Pavol Szalai, drejtor i Byrosë së Pragës të “Reporterët pa Kufij” ka thënë se Kosova nuk ka arsye për festë sa i përket renditjes për lirinë e mediave.
Ai në një intervistë në Pressing theksoi se Kosova mbetet në fund të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit në zonën e Ballkanit.
“Nuk ka në fakt arsye për festë. Kosova thjesht është kthyer në nivelin e saj të mëparshëm të ulët, para vitit 2025. Nëse shikojmë pikët, të cilat maten në një shkallë nga zero në njëqind, Kosova ka 56 pikë, dhe këtë vit është rritur për rreth 3 pikë përqindje.
Për më tepër, rritja e renditjes së Kosovës në listën prej 180 shtetesh mund t’i atribuohet rënies së lirisë së shtypit në vende të tjera. Kjo vlen për Bosnjën dhe Serbinë, të cilat tani renditen më keq se Kosova.
Megjithatë, së bashku me Serbinë, Bosnjën dhe Greqinë, Kosova mbetet në fund të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit në zonën e Ballkanit të BE-së”, tha ai.






