Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është larguar nga një takim gati dy orësh me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ajo nga gazetarët është pyetur nëse ka ndonjë marrëveshje.
“Ka kafe mes miqsh, si gjithmonë, kafe, kafe”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pajtueshmëria për një garë tashmë ekziston.
“Edhe sonte në kuadër të arritjes së një qëllimi të përbashkët, për modalitetin dhe formën dhe për mënyrën se si do të arrihet një pajtim i ndërtimit të së djathtës dhe në listën e LDK-së, për këtë është çështje që vetë ata do ta bëjnë të ditur… Mund të konstatoj se pajtueshmëria për një garë ekziston tashmë, për modalitetin dhe formën do të bëhet me dije pasi të arrihet pajtueshmëri e plotë”, ka thënë ai.






