Shqipëria barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kampinatin evropian.
Golat për kuqezinjët i shënuan Qazim Laçi e Klaus Gjasula.
Pas ndeshjes, trajneri i Shqipërsië, ishte i kënaqur me ndeshjen dhe rezultatin.
Ai tha se dy futbollistët vendimtar që Shqipëria arriti të merrte një pikë nga kjo ndeshje ishin Mirlind Daku e Arbër Hoxha.
Kujtojmë që dyshja kosovare u aktivizuan kur Shqipëria ishte duke humbur me rezultat 2-1.
”Hoxha e Daku ishin vendimtarë. Hoxha ka luajtur edhe ndaj Italisë. Daku është për herë të dytë apo të tretë me ne dhe është lojtar shumë i mirë. U zgjodh pikërisht Daku për shkak të karakteristikave. Brojës i duhet hapësirë, ndërsa Daku lufton shumë në hapësira të ngushta.”, ka thënë Sylvinho.