Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Shqipërisë me Kroacinë.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “pjesa e parë ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë”.
“Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.”
Postimi i plotë:
Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.
Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.
Ëndrra vazhdon!