Gazetari dhe analisti, Valon Syla ka reaguar pas raportimit të Periskopit se si Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), bëri një huqje të madhe me ilaçin që bleu. Në vend të ilaçit kundër rriqnave, AUV bleu ilaç kundër morrave.
Syla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka krikuar ministrinë e Bujqësisë, Faton Peci.
“Ka hajvana edhe kah Albin Kurti veç ai pe mshef për gërrnaça, se e din fort mirë që krejt hajvana i ka… Tash 5 vjet, 1 punë se ka kry, perveç fitores në zgjedhje qe faktor eshte fikhall vet.Me këta as
Qeveri s’mundet me kriju, plus humbje tjera. Çka janë për Pecin 1 milion euro, kurgjo. Pare për do morra e rriqna. Ma zi ka rrezik që edhe vdes dikush prej tyne sivjet”, ka shkruar ai.
Syla e ka përgëzuar Pecin me ironi duke i kërkuar që të blej shampom “për t’i zbutur rriqrat.
“Bravo Peci. Kqyr blej shampon e laj rriqnat nashta zbuten”.