Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Glauku nuk e ka problem pse kandidohet për disa pozita dhe nuk zgjidhet.
Ndërsa për Albulena Haxhiun tha se tash ka ndryshuar kostumin me imazh të Atifete Jahjagës.
“Kur del Glauku e thotë po unë tërhiqna, po ti ke mujtë me u tërheq vjet e parvjet, sepse Glauku kandidat për gjithçka nuk e ka problem që nuk zgjidhet. Albini e ka qit për kryeministër s’u bo, tash për President, Albulenen 48 herë për kryeparlamentare që tash e ka ndrru kostumin, imazhin e ka ndrru e ka bë si Atifetja po mban çantë”, ka thënë ai.






