Syla çon mesazh për diplomatët e Kuintit: Me u pas bo kjo prej PDK e LDK, na kishin tranu me presion e deklarata publike

- Advertisement -

 

Gazetari Valon Syla, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në vend, lidhur me çështjen e Presidentit.

 

Syla përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar diplomatët e Kuintit, të cilët nuk po reagojnë lidhur me situatat e fundit në Kuvend, ku LVV mbrëmë filloi votimin për President pa praninë e 80 deputetëve, ashtu siç e kërkon Kushtetuesja.

 

Sipas Sylës, nëse kjo do bëhej nga partitë si PDK e LDK, diplomatët e Kuintit do kishin reaguar përmes konferencave e deklaratave për shtyp.

 

“Kjo cka po ndodhë tash prej VV’së, me u pas bo prej PDK e LDK na kishin tranu me presuon e me deklarata publike. Vecmas Ambasadori i BE, i Gjermanise, Frances, Italise, e madje ndonjëherë edhe i SHBA’s besa”, shkroi Syla.

 

“Per Kurtin zanin spo ju nihet.

A jeni lodhë, apo edhe ju diplomatë të nderuar jeni në pajtim me krejt këto. Apo thjeshtë keni mbetur si media monitoring”, përfundon statusin e tij gazetari Valon Syla.

 

Postimi i plotë [pa ndërhyrje]:

 

Nje koment për diplomatët e Kuintit

 

Kjo cka po ndodhë tash prej VV’së, me u pas bo prej PDK e LDK na kishin tranu me presuon e me deklarata publike. Vecmas Ambasadori i BE, i Gjermanise, Frances, Italise, e madje ndonjëherë edhe i SHBA’s besa.

 

Çdo ore konferenca e deklarata për shtyp e kishin leshu qysh po rrezikohet rendi demokratik e po shkelen parimet më themelore të lurive dhe demokracisë.

 

Per Kurtin zanin spo ju nihet.

 

A jeni lodhë, apo edhe ju diplomatë të nderuar jeni në pajtim me krejt këto. Apo thjeshtë keni mbetur si media monitoring.

Të ngjashme

Të fundit