Kryeministri Albin Kurti foli në një konferencë për media për “përpjekjet” e tij për zgjedhjen e Presidentit.
Ai foli për biografinë e kandidates së propozuar nga partia e tij, Feride Rushitit, të cilën tha se “ende e kemi mundësinë që ta kemi Presidente”.
Kurti e falënderoi atë për gatishmërinë për “ta nxjerrë vendin nga ngërçi”, ndërsa tha se kryetarët e partive opozitare “e kanë humbur arsyen”.
“Unë dua ta falënderoj doktoreshën Feride Rushiti për gatishmërinë e saj që vendin ta nxjerr nga ky ngërç dhe nga kjo krizë dhe që Kosova të mos shkojë sërish nnë zgjedhje, por kjo duket e pamundur me subjekte politike e liderë partish që e kanë humbur arsyen dhe kanë vendosur inat jo vetë me ne, por edhe me popullin e Kosovës që nuk po i voton më shumë, e po i voton gjithnjë e më pak”, tha ai.
Në vazhdimin e seancës në orën 19:00, ai tha se pret që të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës.






