Gazetari Valon Syla, ka komentuar zhvillimet e djeshme në Skenderaj.
Syla, i ftuar në T7 në Pressing, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pa ‘’dobësimin e tij elektoral’’.
‘’Albin Kurti në fushatën e tij s’ka çka fol, s’ka ça ka investu, s’ka ça kallëzon. Albini ka dashtë me i ik ndarjes prej Vjosa Osmanit e cila e ka marrë sentimentin anti-UÇK. Dhe Albini është frikësuar nga dobësimi i tij elektoral, edhe e ka pa dobësimin e tij elektoral, edhe qysh me i ik prej temës, thotë çu të rrokum me Drenicë mos po nxjerrim naj sen’’, ka thënë Syla mes tjerash.






