4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Sveçla për plagosjen në Shtërpcë: E papranueshme, autori do të përballet me ligjin

- Advertisement -

Sveçla tha se autori është arrestuar dhe i njëjti do të përballet me ligjet e Kosovës.

“Sulmi ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet në forcën e plotë të ligjit. Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se dy qytetarët në Shtërpcë, njëri 11 e tjetri 21 vjeç, u plagosen nga një veturë në lëvizje. Policia shumë shpejt arrestoi të dyshuarin, i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për rastin kanë reaguar edhe krerët institucional, teksa dënuan sulmin. Po ashtu për rastin reagoi edhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ku tha se i beson hetimit të autoriteteve të Kosovës. Ndërkaq, EULEX-i dënoi “sulmin e pakuptimtë” ndaj dy të rinjve në Shtërpcë.

Në lidhje me rastin, protestuan edhe serbët lokalë, ku bllokuan rrugën që të çon për në Shtërpcë. Mirëpo minuta më parë, protestuesit larguan barrikadën dhe rruga u lirua për qarkullim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit