Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në njëmbëdhjetë vjetorin e vrajses së doganierit të EULEX-it, Audrius Senavicius, në Zveçan, ka thënë se drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe që duhet të ndodh pa vonesë.
Postimi i Sveçlës:
11 vite më parë, në një pritë në afërsi të Zveçanit, u vra sa ishte në detyrë doganieri i misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Šenavičius.
Në këtë përvjetor që mbanë dhimbje, qëndrojmë pranë familjes së Audrius dhe kolegëve të tij që ndodhen në shërbim. Drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë.
U jam mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të EULEX që çdo ditë mbështesin Policinë e Kosovës për sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë.