Pas përfundimit të protestës në sheshin “Skënderbeu”, e cila nisi në orën 21:00 dhe zgjati rreth dy orë, protestuesit janë nisur drejt selisë së EULEX-it në Prishtinë.
Ata tashmë po protestojnë para selisë së EULEX-it, ndërsa në vendngjarje janë edhe forca të shtuara të Policisë së Kosovës.
Marshimi drejt selisë së EULEX-it vjen pas tubimit qytetar në shesh, ku protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së.






