11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Sveçla kujton doganierin e vrarë të EULEX-it në Zveçan para 11 viteve: Drejtësia është domosdoshmëri

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në njëmbëdhjetë vjetorin e vrajses së doganierit të EULEX-it, Audrius Senavicius, në Zveçan, ka thënë se drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe që duhet të ndodh pa vonesë.

Postimi i Sveçlës:

11 vite më parë, në një pritë në afërsi të Zveçanit, u vra sa ishte në detyrë doganieri i misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Šenavičius.

Në këtë përvjetor që mbanë dhimbje, qëndrojmë pranë familjes së Audrius dhe kolegëve të tij që ndodhen në shërbim. Drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë.

U jam mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të EULEX që çdo ditë mbështesin Policinë e Kosovës për sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit