Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të mbrojtjes Xhelal Sveçla i cili në emsioninin “Debat Plus”, mbrëmë tha për Lushtakun se, “… ai nuk është burrë, në polici nuk e ka pranuar fajin, po të ishte burrë do ta pranonte”.
Lushtaku është shprehur se, Xhelal Sveçla është dezertor i luftës, i cili zgjodhi të ik nga lufta atëherë kur ishte koha të tregohej, sipas tij, burrëria.
“Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti!” – ka shkruar tutje ai.
E plotë:
Xhelal xhandari,
Si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri. Ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh!
Si ministër qe je, e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj përmes urdhrave politik nga shefi yt për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit.
Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti!






