Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i ka quajtur farsë, raportimet për ndalimin e kriminelit serb, Milan Radojiçiq, organizator i aktit terrorist në Banjskë.
Ai për mediumin kroat rtl.hr, u shpreh mes tjerash se në gjykatat serbe duhet të dalin para drejtësisë edhe ata që kanë dorëzuar armët.
”Kjo është vetëm një farsë”.
”Aq sa [Milan] Radojçiq është i afërt me [Aleksandar] Vuçiqin, edhe [Aleksandar] Vuçiq është afër [Milan] Radoiçiqit”.
”Jemi të bindur se në planifikimin, mbështetjen dhe financimin e aksionit terrorist kanë qenë të përfshirë edhe Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Vujeviq dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, Mojsiloviq”.
”Nëse duam drejtësi të plotë, atëherë duhet të gjykohen në gjykatat serbe edhe ata që kanë dorëzuar armët”.
”Ne kemi dëshmi për atë organizatë terroriste. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe ata që menaxhojnë kampet stërvitore, të cilat janë nën juridiksionin e ushtrisë serbe”, tha Sveçla