28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Sveçla bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim lundrojnë në Liqenin e Ujmanit

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vikendin e sotëm e ka kaluar në Liqenin e Ujmanit bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajkim të Kosovës.

Sveçla thotë se Liqeni i Ujmanit ishte adresa e sportistëve të Federatës, të cilët kanë lundruar në ujërat e Kosovës dhe më gjerë.

“Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Sveçla tha se Kosova gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve rekreative të qytetarëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit