28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kryenegociatorët takohen javën e ardhshme për të biseduar për dinarin

- Advertisement -

Sot, përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth çështjes së dinarit.

Ndërkohë që javën e ardhshme pritet të mbahet një takim i radhës mes kryenegociatorëve të dy palëve, ku pritet të diskutohet për modalitetin se Serbia do t’i dërgojë paratë komunitetit serb.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.

“Këtë javë që vjen, pritet të mbahet takimi i radhës. Por, nuk është nesër”, tha Kadiu.

Në kuadër të periudhës transitore janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme.

BQK ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Ndërsa, Kosova dhe Serbia, janë duke kërkuar zgjidhje në Bruksel, por deri tani pa marrëveshje.

Ndryshe, më 1 shkurt, Banka Qendrore e Kosovës ka fuqizuar një rregullore që e ndalon përdorimin e monedhës serbe në Kosovë. Rregullorja e BQK-së parasheh që euroja të jetë mjeti i vetëm i pagesës kudo në Kosovë. BE e ShBA kanë kërkuar që zbatimi i rregullores së re të BQK-së të shtyhet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit