Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se absolutisht nuk pajtohet me propozimin për një qeveri të tranzicionit.
Sveçla deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Reagimi i tij vjen një ditë pas propozimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri të tranzicionit të të gjitha partive politike shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit.