Superpërballja e Champions: Cili më i fortë Parisi a Bayerni?

- Advertisement -

Sonte në orën 21:00, Paris Saint-Germain pret Bayern Munich në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League, një duel që konsiderohet nga shumëkush si finalja para finales.

Diferenca mes dy klubeve është e qartë kur bëhet fjalë për historinë:

Bayern Munich: 22 gjysmëfinale në Champions League

PSG: vetëm 4 gjysmëfinale në histori.

Bavarezët janë një “makineri” evropiane me përvojë të jashtëzakonshme, ndërsa parizienët janë më të rinj në këtë fazë, por tashmë kampionë në fuqi dhe me ambicie të mëdha.
Statistikat direkte

Në përballjet direkte:

Bayern ka 9 fitore
PSG ka 6 fitore

Nuk ka asnjë barazim mes tyre

Gjermanët kanë gjithashtu dominim në vitet e fundit ndaj francezëve.

Kush favorizohet?

Ndeshja shihet si shumë e balancuar, por PSG hyn si favorit i lehtë për shkak të formës së fundit dhe faktorit fushë.

Bayern mbetet shumë i rrezikshëm, sidomos në ndeshjet jashtë fushe dhe me eksperiencën në këtë fazë.

Me dy skuadra që kanë shënuar nga 38 gola këtë sezon në Champions, pritet një spektakël ofensiv

Gjyqtari i ndeshjes:

UEFA ka caktuar gjyqtarin zviceran Sandro Schärer për këtë përballje të madhe

Pse konsiderohet ndeshja më e mirë e vitit?

Dy nga skuadrat më në formë në Evropë

Sulme spektakolare dhe futboll ofensiv

Yje botërorë në të dyja anët

Rivalitet i fortë vitet e fundit

Kjo përballje ka të gjitha elementet për të qenë ndeshja më e bukur e sezonit, dhe mund të vendosë shumë për fatin e trofeut.

PSG nuk ka mungesa, ndërsa te Bayern mungojnë Gnabry dhe Karl.

Të ngjashme

Të fundit