Superliga, xhiro e tetë nis nesër

- Advertisement -

Pas një pauzë prej 19-të ditësh shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, rikthehet në skenë Superliga e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro nis të premten për t’u mbyllur të dielën mbrëma, ndërsa pothuajse të gjitha ndeshjet janë tejet interesante.

Ndeshja e parë që zhvillohet në kuadër të xhiros së tetë, është ajo ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.

Ky duel luhet të premten nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa të dy skuadrat synojnë fitoren.

Llapi është i parafundit në tabelë me 3 pikë, ku ka regjistruar një fitore karshi gjashtë humbjeve derisa Ballkani renditet i gjashti më 10 pikë të mbledhura dhe në tri ndeshjet e fundit në kampionat ka një barazim e dy disfata.

Ndërkohë, të premten por nga ora 18:00 në Gjilan, kampionia në fuqi, Drita e pret skuadrën e Malishevës.

Malisheva është e dyta në tabelë me 16 pikë, pesë më shumë se Drita që zë vendin e katërt.

Po ashtu, skuadrën e Malishevës në këtë përballje do të drejtojë Kastriot Rexha pas largimit të trajnerit Thomas Brdariq.

 

Të ngjashme

Të fundit