Ndeshjet nisin sot (e shtunë) pasdite me dy sfidat e para. Nga ora 15:00, përballen Prishtina e Re dhe Drenica, në një duel me shumë peshë për të dy skuadrat.
Ndërkohë, në mbrëmje nga ora 20:00 zhvillohet derbi i madh mes Prishtinës dhe Gjilanit, një përballje tejet e rëndësishme që pritet të tërheqë vëmendje të madhe.
Xhiroja vazhdon nesër (e diel) me tri ndeshje që nisin nga ora 15:00. Drita do të jetë nikoqire e Llapit në Gjilan, ndërsa zhvillohen edhe përballjet Ballkani – Ferizaj dhe Dukagjini – Malisheva.
Kjo xhiro pritet të ketë ndikim të madh në renditjen e kampionatit, pasi skuadrat po hyjnë në fazën vendimtare të sezonit.
Superliga – Java e 30-të
Sot (e shtunë):
Prishtina e Re – Drenica (15:00)
Prishtina – Gjilani (20:00)
Nesër (e diel):
Drita – Llapi (15:00)
Ballkani – Ferizaj (15:00)
Dukagjini – Malisheva (15:00)






