13 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Superliga e Kosovës: Llapi triumfon ndaj Dritës, Fushë Kosova e ndal me barazim Gjilanin

- Advertisement -

Superliga e Kosovës në futboll është kthyer në veprim pas një pushimi të gjatë, ku u zhvilluan dy takimet e para të javës së 19-të, me ndeshjen kryesore mes Dritës e Llapit, me këta të fundit që fituan me rezultat minimal 1:0, në anën tjetër Fushë Kosova arriti ta ndalë Gjilanin me barazim 1:1.

Pjesa e parë e sezonit u mbyll me Ballkanin duke kryesuar në rënditje me gjashtë pikë më shumë se Llapi e Drita të vendit të dytë, ndërsa Liria, Fushë Kosova dhe Gjilani përfunduan në zonën e rrëzikshme për rënie nga elita.

Sa i përket ndeshjeve të sotshme, Drita ishte mikpritëse e Llapit në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Vendi i dytë dhe i tretë me pikë të barabarta, që luftuan deri në fund për t’u afruar me kampionin në fuqi Ballkanin.

Ndeshja nisi shumë më mirë për llapjanët, pasi shënuan gol qysh në minutën e 4-të me anë të Arbnor Ramadanit, i asistuar nga Diar Vokrri, për 1:0.

Llapi vazhdoi të kishte më shumë nga ndeshja gjerë në fund të pjesës së parë, por gola nuk pati më.

Pjesa e dytë ishte më e ngadaltë dhe përveç disa rasteve, asnjë gol nuk u shënua në 45 minutat e dytë, raporton Nacionale.

Në fund Llapi triumfoi ndaj Dritës me rezultat 1:0, dhe tani skuadra e Tahir Batatinës afrohet në tre pikë me liderin Ballkani, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fushë Kosova – Gjilani

Dy skuadrat e rrezikuara për rënie nga elita u takuan në Lipjan në stadium Sami Kelmendi.

Fushë Kosova e nisi hovshëm takimin me disa raste, me Betim Halimin që shpëtoi një herë portën e skuadrës së tij.

Edhe pse vendasit rrezikuan më shumë në pjesë të parë, Gjilani doli në epërsi në minutën e 40-të me golin e Senad Jarovic, për rezultatin 1:0, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Mysafirët shënuan edhe një herë në të dytën, por goli u anulua në VAR.

Fushë Kosova arriti ta barazonte rezultatin me një gol jashtëzakonisht të bukur të shënuar nga Dorent Hajdari nga largësia, për 1:1.

Me këtë rezultat u mbyll takimi dhe dy skuadrat mbesin aty ku ishin, Fushë Kosova në pozitën e nëntë dhe Gjilani në të tetin.

Të ngjashme

Të fundit