Superliga: Drita me +5 në krye, nxehet lufta për mbijetesë

- Advertisement -

​Kur kampionati po i afrohet fundit, gara në elitën e futbollit kosovar është ndarë në dy fronte të nxehta: lufta për titullin kampion dhe beteja e ashpër për t’i ikur rënies nga liga.

Gara për titull: Drita me hapa kampioni

​Pas 29 javëve të zhvilluara, Drita ka krijuar një distancë të rëndësishme prej 5 pikësh ndaj përcjellësit të parë, Ballkanit. Me 54 pikë në total, gjilanasit duken favoritët kryesorë për të rikthyer trofeun në shtëpi, ndërsa Ballkani (49 pikë) të cilët kanë ngecur prapa.

Evropa: Tri skuadra për një vend

​Prishtina (44 pikë), Malisheva (43) dhe Gjilani (43) janë përfshirë në një garë “dhëmb për dhëmb” për pozitat që dërgojnë në garat evropiane, duke e bërë çdo ndeshje të mbetur finale më vete.

Drama në fundin e tabelës

​Në zonën e poshtme, situata është alarmante për disa klube. Llapi dhe Ferizaj, të dyja me nga 33 pikë, po luftojnë për të shmangur pozitën e tetë që dërgon në barazh. Ndërkohë, Prishtina e Re mbetet e fundit me 28 pikë, duke pasur nevojë për një seri fitoresh për të mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.

​Çdo pikë në javët e mbetura do të peshojë shumë, si për titullin, ashtu edhe për mbijetesën, duke shndërruar ky sezon me shumë enigma deri në xhiron e fundit.

Të ngjashme

Të fundit