Super pjesë e parë në Allianz Arena: 5 gola, gjithçka e hapur

- Advertisement -

Një super pjesë e parë ka ngjarë në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Allianz Arena.

Real Madridi e nisi shumë mirë duke shënuar që në minutën e parë të lojës me anë të Arda Guler, pas gabimit të portierit Neuer. Bayerni reagoi menjëherë me golin e Pavlovic në minutën e gjashtë.

Guler e dëshmoi edhe njëherë formën e tij të jashtëzakonshme, duke shënuar super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e njëzet e nëntë. Mirëpo Bayerni, reagoi përsëri duke shënuar nëntë minuta më vonë për 2 me 2.

E në skenë u shfaq Mbappe, duke e mbyllur pjesën e parë me golin e tretë për Realin, duke e mbajtur në lojë skuadrën e Los Blancos.

Të ngjashme

Të fundit