Flori Beqiraj, i dyshuari për sulmin seksual ndaj aplinistes, Mrika Nikçi, është liruar nga burgu.
Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se ndaj tij është ngritur aktakuzë për “sulm seksual” javën e kaluar.
Më 30 shtator, Nikçi pati publikuar videon që shfaqte momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.
Kujtojmë se më 1 tetor Gjykata Themelore në Pejë i pati caktuar masën e paraburgimit prej një muajit të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.