71 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga e mërkura, njoftoi ministria e Shëndetësisë, duke e rritur numrin total të vdekjeve në afro 34 mijë njerëz.
Deri më 18 prill, të paktën 33 mijë e 970 palestinezë janë vrarë dhe 76 mijë e 770 të tjerë janë plagosur, tha ministria, raporton CNN.
Ministria nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në njoftimin e saj të përditshëm.