Marina Amerikane është duke kërkuar një anëtar të ekuipazhit, i cili është zhdukur pasi një helikopter “MH-60S Sea Haëk” është rrëzuar të mërkurën në Detin Arabik.
Helikopteri i caktuar për USS George H.W. Bush ka kryer një ulje emergjente në ujë në Detin Arabik.
“Nuk ka asnjë indikacion se emergjenca është shkaktuar nga veprime armiqësore”, është thënë në një postim në X nga Komanda Qendrore e Forcave Detare Amerikane.
Sipas njoftimit, tre nga katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit janë rikuperuar dhe janë në gjendje të qëndrueshme, derisa për njërin prej tyre po vazhdojnë kërkimet.
“Asetet e Marinës Amerikane në rajon aktualisht po kërkojnë anëtarin tjetër të ekuipazhit të avionit që është ende i zhdukur.”, thuhet në njoftim.
Deri më tash nuk është bërë e ditur se çka e ka shkaktuar rrëzimin e helikopterit, derisa autoritetet kanë njoftuar se rasti është nën hetim.






