Një sulmues me thikë sulmoi dhe theri disa persona në një shesh qendror në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Mannheim, të premten, tha policia.
Oficerët qëlluan në drejtim të sulmuesit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.
Euronews.com mëson se aktivisti gjerman i ekstremit të djathtë dhe kritiku anti-islam Michael Stürzenberger u ther në sulm ndërsa merrte pjesë në një tubim të partisë Lëvizja Qytetare Pax Europa (BPE), anëtar i së cilës është Stürzenberger
Ndërsa BPE e përshkruan veten si “neutrale”, ajo është bërë e njohur në qarqet radikale për kundërshtimin e saj të zëshëm ndaj Islamit dhe myslimanëve në Gjermani, duke përfshirë kërkesat për ndalimin e xhamive.
Në mesin e atyre që u theren është edhe një oficer policie.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 11:30. Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka rrezik të vazhdueshëm për publikun.
Motivi i krimit është aktualisht i paqartë dhe po hetohet. Punonjësit e shpëtimit janë në detyrë dhe kanë rrethuar sheshin, thanë autoritetet.