12 C
New York
Friday, March 28, 2025

Buy now

Suksesi historik i Kosovës, Foda ndihet krenar: Ky ishte qëllimi ynë (Video)

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e ka arritur një sukses historik.

Pas fitoreve në dyja ndeshjet e playoff-it kundër Islandës (2:1 dhe 1:3), “Dardanët” sezonin e ardhshëm do të garojnë në ligën B të Nations League.

E trajneri Franco Foda, tha se ky ishte edhe qëllimi i cili u arrit.

Foda u shpreh se ndjehet tejet krenar me skuadrën.

“Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej. Jam shumë, shumë krenar për ekipin. E dinim që kundërshtari ishte një ekip shumë, shumë i mirë”.

“Por, unë isha i bindur se ne ishim në gjendje të ngjiteshim në Ligën B. E dominuam ndeshjen. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm. Ishim shumë të mirë edhe në lojën pa top dhe shihet qartë që ekipi është zhvilluar shumë mirë gjatë javës dhe muajve të fundit”, u shpreh ai për faqen zyrtare të FFK-së.

“Tani duhet thjesht të vazhdojmë përpara dhe ta marrim këtë shpirt ekipi edhe në muajin qershor”, shtoi strategu gjerman.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit