Suhareka e ka fituar derbin kundër Prishtinës, derisa Malisheva dhe Drita kanë ndarë pikët.
Skuadra nga Theranda triumfoi me rezultat të ngushtë 2:1, në përballjen që ishte mjaftë e baraspeshuar.
Suhareka mori epërsinë pas vetëm tre minutave lojë përmes Mevlan Zekës (3’).
Prishtina pastaj kishte disa raste shënimi dhe e barazoi rezultatin falë Ardi Ajdinit, i cili realizoi me kokë pas asistimit të Boueye (31’).
Pjesa e dytë ishte shumë më e baraspeshuar, me më pak raste shënimi. Dallimin e bëri Liridon Fetahaj me një gol të bukur (68’).
Prishtina kishte rastin e artë për ta barazuar rezultatin në minutën e fundit, megjithatë Betim Halimi e ndali penalltinë e Albin Krasniqit (90+8′).
Kësisoj, Suhareka ngjitët në pozitën e katërt me 16 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e tretë.
Në anën tjetër, është mbyllur pa fitues derbi ndërmjet Malishevës e Dritës, që përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte e qetë, më pak raste shënimi – ndërsa asnjëra prej tyre nuk ia dolën t’i konkretizonin.
Drita kishte më shumë posedimin e topit, ndërsa Malisheva krijoi disa kundërzbritje të bukura por larg finalizimit.
Malisheva qëndron në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës me 18 pikë, derisa Drita zë vendin e pestë me 15 sosh.