15 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Suedia e shkarkon trajnerin pas dështimit për tu kualifikuar në “Euro 2024”

- Advertisement -

Kombëtarja e Suedisë ka qenë një nga skuadrat që shkonte rregullisht në vitet e fundit në aktivitete madhore.

Pas gjashtë edicionesh radhazi, edhe ecuria e saj e suksesshme në Kampionatet Evropiane ka marrë fund, duke sjellë si pasojë largimin e trajnerit Jane Anderson.

Ky i fundit dështoi në objektivin për të çuar Suedinë në Botërorin 2022, por mbi të gjitha rëndoi fakti që nuk e ngjiti mes 24 më të mirave në kontinent në Euro 2024, duke përfunduar vetëm në vendin e tretë sot gripin kualifikues me suksesin 2-0 ndaj Estonisë, shumë i shkëputur nga Belgjika dhe Austria.

Si rrjedhojë, trajneri i cili kishte marrë drejtimin e këtij ekipi në vitin 2026, i dha lamtumirën atij pas 93 ndeshjesh, në të cilat ka koleksionuar 48 fitore, 15 barazime e 30 humbje.

Largimin e konfirmoi me një postim në rrjetet sociale edhe Federata Suedeze e Futbollit, e cila priti derisa të mbylleshin ndeshjet e fundit në grup për të dekretuar diçka që pritej prej javësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit