Dy viktima janë raportuar deri më tani në Mal të Zi, si pasojë e motit të keq.
Një stuhi e fuqishme e goditi këtë vend ditën e sotme.
Dhjetëra pemë u rrëzuan, teksa era mori me vete edhe çadrat e plazhi, tjegulla dhe objekte të tjera të forta.
Mediat atje raportojnë se si pasojë e stuhisë jetën e ka humbur një punëtor i vinçit në një kantier ndërtimi si dhe një person që u godit nga rrufeja në Lushticë.
Sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Barit, në momentin e stuhisë, fuqia e erës arriti në 200 kilometra në orë.