22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

“Kërcënim real”: Si po paralajmëron pushteti për një sulm të mundshëm nga Serbia?

- Advertisement -

Së fundmi, mundësinë e sulmit nga Serbia e ritheksoi vetë Konjufca. Gjatë një komunikimi me media në hollin e Kuvendit të Kosovës, Konjufca theksoi se ka informacione të sakta që një grup prej qindra personash po ushtrojnë për t’u përgatitur për një sulm ndaj Kosovës.

“Sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë, por ne jemi gjithmonë të përgatitur dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë, që ta përballim çka do që na vjen, sulm ose provokim nga ana e Serbisë. Me një koordinim të plotë edhe me institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe ushtarake që veprojnë në Republikën e Kosovës” – ka thënë Konjufca dje.

Në lidhje me kërcënimet e Serbisë, në disa raste ka folur edhe kryeministri Kurti. Disa javë më parë, Kurti theksoi se “Serbia vazhdimisht kërcënon dhe ne nuk e dimë kur do t’i materializojë”, duke ftuar për vigjilencë.

“Vazhdimisht Serbia bën kërcënime, por ne nuk e dimë kur do t’i materializojë ato. Përvoja dhe historia na mëson se ai që bën kërcënime, një ditë do të edhe i aktualizon kërcënimet. Duhet të jemi vigjilentë dhe sa më të përgatitur, prandaj dhe po e forcojmë ushtrinë tonë, e kemi hequr tavanin e ushtarëve, e kemi zgjedhuar moshën e ushtarëve nga 23 në 25 vjeç. Në 3 vite kemi shtuar 1852 ushtarë në FSK, edhe 600 ushtarë të rinj do të vijnë këtë vit. Nga SHBA, ne po blejmë raketa antitank “Javelin”, ndërsa nga Turqia po blejmë dronë Bayraktar. Përveç kësaj, e kemi katërfishuar numrin e trajnimeve për ushtarët dhe oficerët jashtë vendit, është dyfishuar buxheti për mbrojtjen. Ne po i bëjmë këto pikërisht se ekziston kërcënimi real i Serbisë, që shpeshherë është i shoqëruar edhe me kërcënimet e Rusisë. Ajo fjala që thotë “ka përfunduar beteja, por s’ka përfunduar lufta”, këtu vlen e kundërta, me Serbinë “ka përfunduar lufta, por nuk ka përfunduar beteja” në arenën ndërkombëtare, rrotull kufijve tanë, në luftë me krimin e organizuar, vazhdimisht kemi beteja, ku na duhet të përballemi me Serbinë, e cila nuk distancohet nga Miloshevici, nuk distancohet nga Putini, nuk pranon krimet e kryera në Kosova dhe nuk na e njeh pavarësinë” – kishte thënC Kurti gjatë një interviste A2 CNN.

Për kërcënimet e Serbisë, natyrisht, nuk ka ngurruar të deklarohet edhe presidentja Vjosa Osmane. Gjatë një interviste për RTV 21, Osmani kishte theksuar se paralajmërimet për sulme nga Serbia kanë për qëllim “të rrisin nivelin e gatishmërisë, jo vetëm tonat, por edhe të partnerëve tanë”.

“Paralajmërimet tona për sulme nga Serbia kanë për qëllim të rrisin nivelin e gatishmërisë, jo vetëm tonat, por edhe të partnerëve tanë. Ju e dini bota ka shumë halle, luftëra e konflikte. Dhe shpeshherë situata në Ballkan ju duken e qetë, dhe nuk merren me preventivë; merren post-festum; vetëm pasi të ndodhë diçka.” – kishte thënë Osmani në RTV21.

Ajo kshte theksuar se nuk po paralajmëron luftë.

“Detyra jonë është që Kosova të mbrohet dhe të jetë e sigurt dhe të kemi të gjitha përgatitjet të mbrojmë vendin…shpesh prodhohen tituj kinse po paralajmëron luftë. Nuk po paralajmërojmë luftë. Në rastin e Kosovës e kemi të kundërt. Po i bëjmë veç përgatitjet e nevojshme, dhe që partnerët tanë të marrin shumë më seriozisht situatën. Shpesh detyrohemi të tregojmë edhe publikisht informatat, jo të klasifikuarat, sa i përket një aspekti.” – ka thënë Osmani.

Në këtë diskurs janë përfshirë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Kryeministri Kurti e ka thënë shumë herë që militarizimi i Serbisë paraqet kërcënim të përhershëm për paqen e stabilitetin jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë. Ky militarizim po bëhet në vazhdimësi. Kemi një rritje të buxhetit për mbrojtjen në Serbi. Një pajisje me sistem armatimi nga Rusia, Kina e Irani. Një zbarkim i trupave serbe jo larg territorit tonë tre nga 4 brigada serbe janë vendosur në jug të Serbisë, jo shumë larg kufirit me Kosovën. Këto 3 brigada kanë tejzgjatje operacionale 28 baza ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë që janë në distancë nga 300 metra deri 5 km larg kufirit të Kosovës. Duke i shtuar mbështetjes që i kanë dhënë grupit të Raidoçiç vitin e kaluar më 24 shtator në tentativën e tij, për të aneksuar pjesë nga territori ynë, ne vlerësojmë që Serbia vazhdon të jetë kërcënim për paqen dhe sigurinë, jo vetëm për Ballkanin perëndimor, por edhe më gjerë”, kishte thënë ai në A2 CNN.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit