11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Stoltenberg s’jep shenja për anëtarësim të Kosovës në Partneritetin për Paqe

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka dhënë shumë shpresa për anëtarësim të Kosovës në strukturat e aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, NATO, duke nisur nga Partneriteti për Paqe.

Për këtë, sekretari i NATO-s tha se nevojiten votat e të gjithë anëtarëve.

“Anëtarësimi në programimin për Partneritet për Paqe kërkon vota unanime nga të gjitha shtete anëtare. Nevojitet vendimi i të gjitha aleatëve nuk e di kur mund të merret një vendim i tillë”, u shpreh Stoltenberg, teksa foli sërish për sulmin në Banjskë. Për këtë, tha se do të bisedojë nesër me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Dhuna që e kemi parë në Banjskë kjo është arsyeja pse kemi rritur praninë tonë dhe që është vendosja me e madhe e KFOR për një dekadë. NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit për këtë arsye është Policia dhe EULEX. Këtë shqetësim do ta ngris nesër në Beograd dhe ata që qëndrojnë prapa sulmit të mbahen përgjegjës. Po e rishikojmë nëse duhet të ketë një rritje të përhershme të ushtarëve të NTAO-s në Kosovë”, tha ai.

Por, çfarë parasheh ky partneritet?

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.

Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s.

Programi përfshin pothuajse çdo fushë të aktivitetit të NATO-s, si: puna e lidhur me mbrojtjen, forumet e mbrojtjes, trajnimet, stërvitjet ushtarake, planifikimet për përgjigje të emergjencave civile dhe katastrofave të tjera, por edhe bashkëpunimin në shkencë dhe mjedis. Në përgjithësi janë afër 1,600 aktivitete.

Në kuadër të këtij programi, më 1999 disa shtete dërguan forca paqeruajtëse në Kosovë në kuadër të misionit të aleancës në Kosovë, KFOR. Atëbotë ishin vendosur në Kosovë afër 50,000 ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin të shteteve të NATO-s. Sot në Kosovë janë mbi 3,700 trupa nga 28 shtete të botës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit